Qyteti i Mitrovicës i ka përjetuar më së shumti dëmet e qeverisjeve, si nga niveli qendror, ashtu edhe nga ai lokal. Ndarja e Mitrovicës ua cenoi qytetarëve lirinë dhe e pengoi zhvillimin. Duke e shkatërruar Trepçën dhe duke i ndarë minierat, në Mitrovicë u rritën papunësia e varfëria. Në anën tjetër, lulëzoi krimi e korrupsioni. Kështu ka deklaruar kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Mitrovicës në një tubim elektoral.
“Qeverisja jonë komunale në krye me Fehmi Feratin do të angazhohet që Mitrovica të ketë ujë të pijes e sistem të ujitjes, rrugë e kanalizme, mbrojtje të tokave bujqësore e subvencionim të bujqëve, mbrojtje të mjedisit e planifikim të rregullt hapësinor, arsim e shëndetësi cilësore”.
“Ndryshimi i madh në Mitrovicë fillon me zgjidhjen e problemeve urgjente dhe plotësimin e nevojave elementare të mitrovicasve. Për këtë, kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati, paraqiti 28 zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këtë komunë”.
“Plani “Zero mbeturina” dhe ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza; tregu i mbyllur për prodhues vendor dhe fermer; 200 bujtina të subvencionuara në Shalë; ujë për çdo lagje në fshatra; transporti falas për nxënësit që banojnë larg shkollave; hapësirë banimi për rastet sociale dhe këndet për të moshuarit dhe pensionistët; “Treni te liqeni” – linjë e atraksionit turistikë nga qyteti në zonën e liqenit; janë disa nga zotimet që ka shpjeguar para publikut kryetari i ardhshëm i Mitrovicës”, ka thwnw Ferati.
28 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Mitrovicës
1. Plani “Zero mbeturina” dhe ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.
- Vendparkim të mjaftueshëm dhe riorganizim i trafikut.
- Tregu i mbyllur për prodhues vendor dhe fermer.
- Mërgata me përfaqësim të drejtpërdrejtë në ekzekutivin e Komunës.
- Zyra e destinacionit turistik, turizëm malor, turizëm lumor me kajak dhe rafting, hoteleri e kontrolluar në zonën e liqenit.
- 200 bujtina të subvencionuara në Shalë.
- Ujë për çdo lagje në fshatra.
- Themelimi i ndërmarrjes publike banesore dhe shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik në çdo lagje e qendra të fshatrave.
- Mësimi parafillor, ndërtimi i 3 çerdheve: Iliridë, Shipol dhe Kqiq.
- Shujta organike për çdo nxënës dhe vijimi i vizitave sistematike shëndetësore.
- Laborator të shkencave natyrore në çdo shkollë dhe dollapë në çdo klasë.
- Terrene sportive për çdo shkollë dhe kënde leximi.
- Transporti falas për nxënësit që banojnë larg shkollave.
- Dy salla të edukatës fizike në shkollat “Eqrem Çabej” e “Abdullah Shabani” dhe fusha sportive për çdo shkollë.
- Qendra të Mjekësisë Familjare të riorganizuara dhe kompletimi me pajisje profesionale. Ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Koshtovë.
- Autoambulancë në shërbim 24 orë në Stan Terg. Pas një viti transformim i Ambulancës në Stan Terg me orar 24 orë.
- Ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë familjare në lokacion të ri, rikualifikimi i hapësirës ku ndodhet ndërtesa e vjetër për ndërtimin e Parkut Qendror (me emërtimin dhe statujën e mërgimtarit) dhe parkingut nëntokësor publik.
- Asfaltimi i rrugëve në Zabërgjë-Selac,“Tunel i Parë-Kutlloc”, lagjja Ibishi në Bajgorë dhe lagjja Hasani në Vllahi.
- Trotuare të sigurta në Koshtovë, Lisicë, Broboniq dhe Shupkoc.
- Ndërtimi i Shkollës së Muzikës, ndërtimi i Muzeut të qytetit, zhvendosja e Galerisë së Arteve në sheshin “Mehë Uka” dhe themelimi i muzeut të fotografisë.
- Themelimi i fondit për përkrahjen dhe ringritjen e klubeve sportive.
- Barazi dhe programe intensive për grupet e margjinalizuara dhe persona me nevoja te veçanta.
- Hapësirë banimi për rastet sociale dhe këndet për të moshuarit dhe pensionistët.
- Mbikalimi estetik (jokomercial) te sheshi “Adem Jashari”.
- Kalendari i Kulturës – në çdo muaj dy aktivitete atraktive, kulturore dhe artistike.
- Mbjellja e fidanëve në çdo trotuar e hapësirë të lagjeve.
- Harta e qytetit dhe aplikacioni për Mitrovicën.
- “Treni te liqeni” – linjë e atraksionit turistikë nga qyteti në zonën e liqenit.