27 të vdekur nga sulmi në Teksas

05.11.2017 21:28
 27 të vdekur nga sulmi në Teksas

Një person i armatosur ka qëlluar me armë duke lënë shumë persona të vdekur gjatë shërbimit të mëngjesit në një Kishë në Teksas.

Sulmi ndodhi në Wilson County të Teksas.

Dëshmitarët thonë se një person kishte hyrë brenda në Kishë dhe hapi zjarr duke ju drejtuar njerëzve që ishin rreth tij, pak para orës 11:30, shkruan BBC.

Një komisionar i policisë në vendngjarje konfirmoi se së paku 27 përsona kishin vdekur. Disa të tjerë raportohen të jenë të plagosur.