Këshilltari i Pacollit kundërshton agjentin e Rita Orës: Baba i Ritës e ka konfirmuar koncertin

Këshilltari i Pacollit kundërshton agjentin e Rita Orës: Baba i Ritës e ka konfirmuar koncertin

Këshilltari i zëvëndëskryeminsitrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Naim Murseli, e ka përgënjeshtruar agjentin zyrtar të këngëtares Rita Ora, Sol Parker, i cili tha për Insajderin se nuk është i konfirmuar koncerti i saj në Prishtinë me 17 shkurt, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë.

Murseli ka thënë se këngëtarja Rita Ora do të vij sigurt në Kosovë pasi këtë e ka konfirmuar edhe babai i saj.

“Rita Ora do të vjen, dhe është e konfirmuar 100%. Madje edhe nga babai i saj”, ka thënë Murseli.

Babai i Rita Orës, nuk përmendet askund si pjesë e menagjmentit të saj. Rita Ora zyrtarisht është pjesë e “Coda Agency” dhe zyrtarisht ka agjent Sol Parker, i cili ka thënë të mos ketë ndonjë konfirmim për koncertin e Orës në Prishtinë.

Gënjeshtra e Pavarësisë: Rita Ora nuk e ka konfirmuar koncertin me 17 shkurt

Por këshilltari i Pacollit thotë se nuk ka nevojë që të kontaktohet agjenti për koncertin e këngëtares me 17 shkurt.

“Nuk kemi nevojë me kontaktu atë. Sepse ne e dim që vjen”, ka thënë Murseli.

Edhe Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaci, sot gjatë ditës ka konfirmuar koncertin e Rita Orës, duke thënë se me ekipin e ylllit botëror tashmë janë vetëm duke u dakorduar për detajet e koncertit.

“Po, tashmë e kemi të konfirmuar ardhjen e Rita Orës në Prishtinë. Aktualisht jemi duke u koordinuar me ekipin e këngëtares rreth koncertit që do ta mbajë më 17 Shkurt”, ka deklaruar Behramaj për “Telegrafin”.