Humb jetën 25 vjeçari pas aksidentit me motor

Humb jetën 25 vjeçari pas aksidentit me motor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës. Një motor ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën një person ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktima është Ndriçim Cara 25 vjeçar, ndërkohë është plagosur rëndë vëllai i tij Demir Cara, 36, i cili po transportohet drejtë Tiranës./lapsi.al.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusan. Shkak aksidenti besohet të ketë qenë humbia e kontrollit të motorit nga ana e shoferit.