25 milionë euro për portier – transferimi i parë i Real Madridit në afatin e janarit

25 milionë euro për portier – transferimi i parë i Real Madridit në afatin e janarit

Real Madridi është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për transferimin e Kepa Arrizabalaga.

Sipas raportimeve në Spanjë, kampioni i Evropës pritet të kompletojë transferimin e Kepa në javën e parë të janarit.

Klubi madrilen është duke bërë gati 25 milionë euro për portierin e Athletic Bilbaos, të cilat pritet t’i shpenzojë posa të hapet afati kalimtar.

Portieri 23-vjeçar ka pasur mosmarrëveshje me klubin rreth kontratës, dhe asnjë pajtim mes dyja palëve nuk është arritur, përkundër negociatave që kanë vazhduar për më tepër se 12 muaj.

Kontrata aktuale e Kepa me klubin bask skadon në qershor të vitit 2018, dhe Reali mund të detyrohet që të paguajë klauzolën e tij në afatin e janarit.

Sipas Marca, që nga 1 janari Kepa do të jetë pjesë e kampionit të Spanjës për gjashtët sezonet e radhës, dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit. /Insajderi