Zëdhënësi i VV-së: Zgjidhja nuk është te Jahjaga

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se marrëveshjet e qeverisë kanë shkaktuar krizën politike dhe institucionale.

Zëdhënësi i VV-së: Zgjidhja nuk është te Jahjaga

‘’Kriza politike dhe institucionale në Kosovë është shkaktuar nga marrëveshjet e Qeverisë që e cenojnë sovranitetin e integritetin territorial e institucional të vendit’’, ka shkruar Krasniqi.

Më tutje në shkrimin e tij thuhet se insistimi i qeverisë për të vazhduar implementimin e marrëveshjeve po e thellon krizën.

‘’Thellimi i kësaj krize është rezultat i drejtpërdrejt i insistimit të po kësaj qeverie të Mustafës e Thaçit për të vazhduar me zbatimin e këtyre marrëveshjeve pavarësisht kundërshtimit’’, është shprehur Krasniqi në facebook.

Ndërkaq, në fund ai ka bërë thirrje për protesta, duke e parë atë si të vetmen zgjidhje për daljen nga kriza.

‘’Zgjidhja është te qytetarët protestues, te ata dhe me ata të cilët për çdo herë e më shumë, janë të gatshëm të angazhohen politikisht për të mirën e Republikës. Zgjidhja nuk është te Jahjaga më 8 shkurt, por në shesh më 17 shkurt’’, ka thënë Krasniqi.