Serbia reagon ndaj deklaratës së Izetbegoviqit për njohjen e Kosovës

Serbia reagon ndaj deklaratës së Izetbegoviqit për njohjen e Kosovës

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka reaguar ndaj deklarimeve të liderit boshnjak të Bosnje dhe Hercetgovinës, Bakir Izetbegociq, i cili ka thënë se shteti i tij do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Stefanoviq ka thënë se presidenti i Serbisë duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për 48 orë.

“Pres që presidenti i Serbisë pas deklaratave se Bosnja mund ta njohë Kosovën, të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në 48 orët e ardhshme”, tha Stefanoviq.

Ai i ka cilësuar të papranueshme deklarimet e Izetbegoviqit. /Insajderi.com