23 vjet burgim ndaj të pandehurit për vrasje te rëndë

08.09.2016 17:53
23 vjet burgim ndaj të pandehurit për vrasje te rëndë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 23 vjet burgim të pandehurin B.M, i cili akuzohej për vrasje të rëndë.

Në vitin 2014, ai me dashje ka privuar nga jeta dy persona duke shtënë katër herë me armë në drejtim të tyre.  Deri tek vrasja kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje, njofton gjykata.

Siç njofton Gjykata, përveç vrasjes, ai akuzohej edhe për përdorim të armës si dhe posedim i paautorizuar i armëve.

“I ndjeri fillimisht nuk kishte lejuar  që të lidhin martesë i pandehuri me të ndjerën S, diten kritike djali i të ndjerit A me veturën e tij kishte lëvizur para dyerve të shtëpisë së të pandehurit,me te vërejtur këtë i pandehuri kishte komunikuar me telefon me të ndjerin dhe nga ai kishte kërkuar shpjegim ‘Pse djali juaj po jep shllajfa me veturën para dyerve te shtëpisë’ dhe pas një konflikti verbal në mes tyre e ndërprenë telefonin, i pandehuri I revoltuar ka marr pushkën gjysmë automatike, ka shkuar tek shtëpia e të ndjerëve , është ofruar afër ballkonit tre shtëpisë ku te ndjerët ishin duke qëndruar në ballkoni e shtëpisë se bashku me Habibe dhe A.M dhe ka shtëne dy here ne drejtim të të ndjerit R duke I shkaktuar plage vdekje  prurës,” sqaron Gjykata përmes një komunikate.

“Kurse dy herë ka shtëne në të ndjerën S, duke I shkaktuar plage vdekje prurësve dhe atë një here e ka goditur  ne regjionin e syrit te majte dhe një here ne regjionin lumbal te majta, si pasojë e këtyre plagëve të ndjerët ndërrojnë jete ne vendin e ngjarjes”, vazhdon tutje komunikata./Insajderi.com