Lëkundet bastioni i LDK-së

Lëkundet bastioni i LDK-së

Istogu dikur ishte bastion i pakontestueshëm i LDK-së, por rezultatet e fundit tregojnë se këtu do të ketë balotazh mes LDK-së dhe AAK-së.

Duket se këtë ka arritur ta bëjë Gani Dreshaj i AAK-së që ka marrë 37,23 % që është edhe i dyti në radhitje pas Haki Rugovës nga LDK që ka marrë 43,54 %.

Tabela në vijim tregon radhitjen dhe votat e të gjitha partive që kanë garuar në zgjedhjet lokale në këtë komunë.