220 “haxhinjtë” nga Kosova bllokohen në aeroport për mbi 15 orë

220 “haxhinjtë” nga Kosova bllokohen në aeroport për mbi 15 orë

220 persona nga Kosova që janë nisur për në Mekë për të kryer Haxhin kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Prishtinës.

Ata kanë pasur që mbrëmë të nisen për në Arabinë Saudite në orën 21:00 por që aeroplani nuk ju ka ardhur në terminin e caktuar, njofton Klan Kosova.

Ata ende janë duke qëndruar në aeroport, dhe disa prej tyre janë shtrirë në ulëse, duke pritur që të vjen aeroplani tjetër, për të marrë rrugën drejt destinacionit të caktuar.

Aeroplani ka dështuar të vijë në Prishtinë për shkak të disa problemeve teknike.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë deri tash dhe se nga Bashkësia Islame i kanë shërbyer me shujta ushqimi.

Aeroplani me pelegrinët nga Kosova, pritet që të niset drejtë Mekës rreth orës 16:30.