22-vjeçarja nga Kosova shpallet Miss në Francë

22-vjeçarja nga Kosova shpallet Miss në Francë

Kleofina Pnishi është shpallur Miss në rajonin e Francës, Bouches-du-Rhône, të dielën.

Pnishi, 22-vjeçare, siç shkruan mediumi francez Francebleu.fr,  është me origjinë nga Kosova por është rritur në Francë.

Kosovarja studion për gazetari, derisa ka thënë se përzgjedhja si femra më e bukur e Bouchez-du-Rhone ka qenë një ëndërr për të, njofton Insajderi.

“E ndoqa instiktin tim dhe funksionoi. Realizova ëndrrën e shumë grave të reja”, ka thënë Pnishi.

Ajo është e apasionuar pas muzikës dhe kinemasë, teksa ka pasur role në dy filma dhe një serial televiziv në Francë. /Insajderi.com