Jahjaga mban rekordin e dhënies së titujve “Hero i Kosovës”

Jahjaga mban rekordin e dhënies së titujve “Hero i Kosovës”

Një raport i televizioni Rrokum ka nxjerrë në pah listën e 85 heronjve dhe 2 mijë e 500 dëshmorëve të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave, raporton Insajderi, Kosova për herë të parë zyrtarisht ka ndarë titullin hero me 10 qershor 2003, kur atëherë presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova shpalli Avdyl Frashërin hero për kontributin e tij kombëtar si themelues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ibrahim Rugova është shpallur hero gjithashtu, një vit pasi ka vdekur nga pasardhësi i tij.

Por vet Rugova nuk kishte shpallur shumë heronj. Ka shpërndarë vetëm 10 tituj të tillë, ndërsa presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga mban rekordin e shpalljes së heronjve me gjithsejtë 38 të tillë.

Behxhet Pacolli është ai që nuk ka dhënë asnjë titull “Hero i Kosovës” për shkak se nuk ka mbajtur këtë pozitë as një javë, ndërsa kolegu i tij Fatmir Sejdiu ka dekretuar 22 heronj të Kosovës.

Si ushtrues detyre i postit të Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka ndarë 10 tituj të heroit të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe Adem Demaçin.