21 vjet nga goli që sfidoi rregullat e fizikës

21 vjet nga goli që sfidoi rregullat e fizikës

Roberto Carlos ka qenë një prej ,mbrojtësve më të mirë të gjeneratës së tij dhe një prej lojtarëve të njohur të viteve të 90-ta.

Mirëpo, përshkrimi për këtë lojtar do të përfundonte me kaq, me një fjali të vetme, sikur të mos ishte një gol që e ka shënuar Carlos, në datën e sotme në vitin 1997, që ndryshoi gjithçka.

Goli nga gjuajtja e lirë që theu rregullat e fizikës dhe gjeometrisë, la portierin francez Fabian Barthez pa asnjë mundësi që të ndalë topin dhe goli që Roberto Carlosin e shndërroi në një prej lojtarëve më të përfolur në histori.

Patra këtij goli ka pasur mijëra të shënuar nga gjuajtjet e lira, pas këtij po ashtu. Por kjo gjuajtje e lirë është parametri me të cilin matet goditjet madhështore të topit të futbollit.