“204 mijë qytetarë po presin t’i themi JO demarkacionit”

“204 mijë qytetarë po presin t’i themi JO demarkacionit”

Seanca për votimin e demarkacionit e filluar në ora 16 është duke vazhduar ende dhe nuk dihet se sa do të zgjasë.

Pothuajse të gjithë deputetët e kuvendit kanë thënë fjalën e tyre sa i përket kësaj çështje, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq, deputetët e Vetëvendosjes vazhdojnë të jenë kundër votimit të demarkacionit.

Deputeti Rexhep Selimi ka publikuar një fotografi të peticionit, ku ka thënë se qytetarët po presin t’i thonë JO Demarkacionit.

“204.000 nënshkrues te PETICIONIT po na shohin e po na presin t’i themi JO Demarkacionit”, ka shkruar Selimi në Facebook.