2016 – Viti i tmerrshëm që përgjaku Turqinë

2016 – Viti i tmerrshëm që përgjaku Turqinë

Masakra në aeroport, atentate të ndryshme, një grusht shteti i dështuar dhe një ambasador rus i vrarë gjatë një eventi publik. Deri te mbrëmja e ndërrimit të viteve në diskotekën “Reina”

Sulmi në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në diskotekën “Reina” të Stambollit është vetëm i fundit i një serie të gjatë atentatesh terroriste që ka goditur Turqinë në vitin e fundit. Ja rastet më të rënda.

17 shkurt – Një autobombë e fuqishme kundër një karvani ushtarak ka shpërthyer në qendër të Ankarasë: 28 të vdekur dhe më shumë se 60 të plagosur.

13 mars – Një tjetër autobombë e drejtuar nga një kamikaz ka shpërthyer në qendrën e mbipopulluar të Ankarasë në orën e pikut në mbrëmje pranë një autobusi, duke vrarë 38 persona. Qeveria turke akuzoi Partinë Punëtore të Kurdistanit dhe rinisi menjëherë bombardimet ndaj kurdëve në Irak.

28 qershor – Sulm me një bombë dhe njerëz të armatosur në aeroportin “Ataturk” të Stambollit: 42 të vdekur. Masakra iu atribuua ISIS-it.

15 korrik – Dështon një grusht ushtarak. Presidenti Erdogan rikthehet në Stamboll nga ku është pritur nga një turmë e madhe njerëzisht. Ka qenë vendimtar roli i policisë. Vendi për pak sa nuk u prek nga një luftë civile dhe bilanci provizor është dramatik: të vdekurit janë 265 në 24 orët e para. Arrestohen thuajse 3 mijë ushtarë, qeveria nuk përjashton rikthimin e ligjit të dënimit me vdekje. Disa puçistë u arratisën në Greqi, por do të ekstradohen më vonë. Ndërkohë edhe 2.745 gjykatës shkarkohen nga detyra, përfshirë dhe qindra punonjës të administratës deri dhe mësues.

20 gusht – Një kamikaz minoren hedh veten në erë në një ceremoni martesore në Gazientep, duke vrarë 51 persona, mes të cilëve rreth 30 fëmijë. Turqia bëri përgjegjëse ISIS-in.

9 tetor – Militantët kurdë sulmojnë një bazë të ushtrisë turke në provincën jug-perëndimore të Hakkari-t, në kufi më Irakun, por zmbrapsen: 18 ushtarë të vrarë.

10 dhjetor – Sulm i dyfishtë me dinamit jashtë stadiumit të futbollit të Beshiktashit, pikërisht pranë klubit të natës “Reina”, ku nga shpërthimi humbën jetën 44 persona. Sulmin e mori përsipër një grup kurd, Tak (Fajkonjtë për Çlirimin e Kurdistanit).

19 dhjetor – Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov vritet me pistoletë në një atentat gjatë një ekspozite arti në Ankara. Burime të Moskës, të cituara nga mediat lokale, kanë saktësuar që diplomati po mbante një diskutim për disa fotografi kur është sulmuar pas shpine. Tre persona të tjerë u plagosën. Agresori, i cili fliste për hakmarrje për Sirinë, është ekzekutuar më pas nga policia.

1 janar 2017 – Të paktën një terrorist, i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, ka qëlluar pa pasur asnjë objektiv mbi turmën në një diskotekë të famshme të Stambollit, “Reina”, natën e ndërrimit të viteve, duke vrarë të paktën 39 persona, mes të cilëve 28 të huaj dhe duke plagosur me dhjetëra të tjerë. Policia e ka identifikuar autorin.