200 milionë funte për afatin kalimtar të verës

200 milionë funte për afatin kalimtar të verës

Fitimi i titullit kampion në Premier Ligën angleze duket se ja ka hapur oreksin manjatit rus Roman Abramovich. Presidenti i Chelsea kërkon të triumfojë edhe në sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye ka vendosur të investojë shifra marramendëse për forcimin e skuadrës.

Ky lajm është bërë publik nga media britanike “The Telegraph” sipas së cilës rusi, ka akorduar 200 milion funte për merkaton e bluve

Si fillim Abramovich duhet të bindë trajnerin Konte për tu mos u larguar nga Londra si dhe do kërkojnë të mbajnë portierin Courtois  duke i ofruar një kontratë të re me pagë 150 mijë paund në javë.

Prioritet është dhe qëndrimi i yllit të skuadrës, belgut, Eden Hazard i cili është vënë në shënjestër nga mjaft klube të mëdha. Talenti Kilian Mbape dhe mesfushori Bakajoko janë dy objektivat e Chelsea në ketë merkato. Këta dy lojtarë kërkohen me ngulm nga trajneri italian.