20 vjet pas vrasjes – Shteti shqiptar dështoi t`i gjejë vrasësit e Ahmet Krasniqit e Qazim Jakupit

Pas 20 vitesh nga vrasja e Ish-Ministrit të parë të Mbrojtjes dhe Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi, trupat e tyre kthehen në Kosovë. Ata u vranë në Shqipëri por përkundër që kanë kaluar gjithë këto vite shteti shqiptar ka dështuar të gjejë vrasësit e tyre.

20 vjet pas vrasjes – Shteti shqiptar dështoi t`i gjejë vrasësit e Ahmet Krasniqit e Qazim Jakupit

Ish-ministër i parë i Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi u vra në Tiranë me 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate. Ende nuk dihet se kush ishin autorët që vranë kolonelin.

Në atë kohë në Shqipëri në pushtet ishin socialistët, ndërkaq Sali Berisha kishte akuzuar shërbimin intelegjent shqiptar si të përfshirë në këtë vrasje.

Akuza kishte se ai u vra edhe nga LPK-istët, pasi u tha se u pengonte pasi që ishin armiq.

Për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe milionat e 3% një janë trajtuar edhe në dokumentarin e InDok-s.

Pavarsisht të gjitha këtyre deri tash asnjë gjykatë as në Kosovë  as në Shqipëri, nuk e ka dënuar askënd për vrasjen e tij.

Por trupi i tij, deri dje prehej në varrezat e Sharrës. Sot do të varrose në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Përveç Krasniqit, bashkë me të u kthye edhe babai i këngëtares Leonora Jakupi, dëshmori Qazim Jakupi.

Jakupi  do të varroset në vendlindje.

Përvec tyren mesin e të vrarëve në Shqipëri është edhe dëshmori Ilir Konushevci.

Me 9 maj 1998, në një pritë të organizuar Ilir Konushevci së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, u vranë një kamion të ngarkuar me armatim.

Vrasja e tyre ende nuk është e zbardhur.