20 familje shqiptare që humbën gjithçka nga stuhia në Houston

20 familje shqiptare që humbën gjithçka nga stuhia në Houston

Të paktën 20 familje shqiptare që jetojnë në Hjuston janë dëmtuar rëndë nga fatkeqësia natyrore që ka prekur qytetin më të madh të Teksasit.

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli-Faber, përmes një postim në Facebook shkruan se fatmirësisht nga kontaktet që ka pasur me autoritetet nuk ka fatalitete në njerëz, por të paktën 20 familje shqiptare kanë humbur shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që kanë pasur nga Uragani Harvey.