19 vjeçari i vrarë të premten në Gjermani është shqiptar nga Zvicra

19 vjeçari i vrarë të premten në Gjermani është shqiptar nga Zvicra

Mbrëmjen e së premtes, para një lokali në qytetin Konstancë të Gjermanisë, në kufi me Zvicrën është vrarë me thikë një kosovar i moshës 19 vjeçare, shkruan blick.ch.

I riu Sony S. (emri i shifruar) nga Shafhauseni i Zvicrës së bashku me mikeshën e tij dhe të njohur të tjerë përfshihet rreth mesnatës jashtë lokalit në një zënkë me disa persona, shkruan albinfo.ch.

Nuk dihet saktësisht motivi I zënkës ndërsa një kushëri i të ndjerit ka thënë dorasit ishin duke kërkuar një person tjetër. Por një shok tjetër i 19 vjeçarit thotë se konflikti kishte lindur në lidhje me një vend parkimi.

Drejtoria Policore e Konstancës ende nuk dhënë informata lidhur me motivin. Por njofton se Sony S. pasi është goditur me thikë ishte përpjekur të ikte, madje hip në veturën e tij BMW por pastaj, i plagosur rëndë shkon dhe përplaset në lokalin para të cilit ishte zhvilluar ngjarja tragjike.

Nga plagët e rënda që ka marrë, ai vdes në spital.

Policia deri tash ka ndaluar katër persona që vihen në lidhje me vrasjen. Në mesin e tyre është edhe siriani Omar H., për të cilin të njohurit e viktimës janë të sigurt se është personi që e ka goditur me thikë kosovarin.