Trump do të ndërtojë një kullë në Moskë

29.08.2017 23:39

Firma imobiliare e presidentit amerikan, Donald Trump në kohën e fushatës elektorale ka konkretizuar planet për ndërtimin e një kulle të re në Moskë. Avokati i Trumpit e konfirmon këtë.

Trump do të ndërtojë një kullë në Moskë

Në kohën që koncerni Trump kishte filluar në vjeshtën e vitit 2015 planet për një projekt gjigand në Moskë, miliarderi Trump e kishte bërë të ditur se do të kandidonte për president për republikanët.

Ndërkohë gjatë fushatës elektorale 2016, projekti i kullës së Trumpit u konkretizua edhe më tej. Këtë e konfirmoi avokati i Donald Trump, Michael Cohen në një prononcim për komisionin hetimore të dhomës amerikane së përfaqësuesve.

Ky komision ashtu edhe hetuesi i posaçëm, Robert Müller po hetojnë, nëse gjatë fushatës ka pasur ndikime ruse, dhe nëse ekipi i Trumpit dhe instancat ruse kanë pasur ujdi mes tyre.

Pjesëmarrja e Trumpit në ndërtimin e ri në Moskë do të binte kështu ndesh me deklaratat e presidentit, se nuk ka pasur marrëdhënie pune me Moskën. Cohen konfirmoi, se së bashku me Felix Sater, një njeri me lidhje të mira në Rusi kanë punuar për projektin e imobilieve.

Në vitin 2016 ai ka pasur dyshime për zbatueshmërinë e projektit, prandaj ai u mbyll në dosje. Televizionit ABC, avokati i Trumpit i kishte thënë, se vitin e kaluar projekti ishte në fazën e planifikimit. Mendohej një kullë si ajo e Trumpit.

Për këtë projekt spektakolar kishte raportuar fillimisht “Washington Post”. Për këtë kishte bërë presion Satter, i cili është mburrur edhe me lidhjet e mira deri tek kreu i Kremlinit, Putin.

Në një email të nëntorit 2015, nga ku citon gazeta “New York Times”, Felix Satter ka shkruar, se Trump mund të bëhet president dhe ne “mund ta kurdisim këtë”.

Me këtë email bëhet fjalë për një nga shenjat më të qarta, se Trump, të paktën ka pasur lidhje me Rusinë përmes njërit nga bizneset. Satter, sipas raportimeve në media, ka thënë, se ai ka rregulluar financimin përmes bankës ruse, VTB, ndaj së cilës ishin vendosur sanksione amerikane për shkak të konfliktit me Ukrainën./DW