​Kusari-Lila nuk pret që as pas dy javësh PAN t’i sigurojë votat

Kryetarja nga radhët e partisë Alternativa, Mimoza Kusari Lila, seancën e sotme e ka quajtur keqpërdorim nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës dhe PAN-i në tërësi.

​Kusari-Lila nuk pret që as pas dy javësh PAN t’i sigurojë votat

Në një prononcim për Indeksonline, Kusari Lila është shprehur se nuk po bëhen vendime për zgjidhjen e problemeve. Sipas saj, këto ndoshta po synohen të bëhen në kafiteri e shtëpi private.

Tërë bllokada Kusari thotë se është bërë për individualizim të posteve. Kusari-Lila nuk beson se do të ketë zgjidhje as pas dy jave, siç  kërkoj kohë PAN.

“Sot u bë një keqpërdorim i foltores së pari nga Partia Demokratike e Kosovës dhe PANI. Nuk po bëhen vendime dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ose zgjidhja e problemeve  të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, por synohet të bëhet jashtë në kafiteri ose restorante apo në shtëpi private. Mendoj, që kjo është një nënçmim edhe i shtetësisë së Kosovës edhe i jetës institucionale dhe zgjidhjes institucionale. Gjithë kjo bllokadë po ndodh për individualizim të posteve. Nuk besoj ka zgjidhje as mas 10 dite as dy jave. Arsyeja është se nëse synohet me presione të ndryshohet mendja, atëherë janë për mungesë parimesh. Veseli ishte vet kryetar i Kuvendit, vet e votoj shpërbërjen e Kuvendit, kjo është një lëvizje nga ajo që synohet të realizohet. Problemi kryesor është se Veseli nuk i ka 61 vota’’, është shprehur Kusari-Lila.