LVV: Beteja ligjore nuk përfundon as pas lirimit të aktivistëve

LVV: Beteja ligjore nuk përfundon as pas lirimit të aktivistëve

LVV: Beteja ligjore nuk përfundon as pas lirimit të aktivistëve

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media pas lirimit të djeshëm nga gjykata të katër aktivistëve të saj të akuzuar për terrorizëm.

Sami Kurteshi nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje tha me këtë rast se beteja ligjore nuk ka përfunduar ende. “Kjo betejë është pjesë e lojës politike të instaluar nga pushteti aktual. Vota e 11 qershorit është dëshmi se pushteti represiv e ka humbur të gjitha betejat njëra pas tjetrës”, tha Kurteshi.

Ndërsa aktivistja Adea Batusha ka thënë se rasti ityre ka qenë një rast i montuar politik. “Dje në senacën tonë gjyqësore gjegjësisht në procesin e montuar është marrë vendim për lirimin nga arresti shtëpiak. Rasti jonë është tërësisht politik. Kjo tregon që gjykata ka pasur bazë për të na liruar prej fillimit, por ka qenë e ndikuar politikisht. Asnjë dëshmitar asnjëherë nuk e ka identifuikuar asnjë prej nesh. Të gjitha kanë qenë të montuara nga policia dhe me këto akuza është ngarkuar edhe Astri Dehari dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të”, tha Batusha.