Erdogan: Në veri të Sirisë nuk lejojmë kurrë formimin e të ashtuquajturit shtet

Erdogan: Në veri të Sirisë nuk lejojmë kurrë formimin e të ashtuquajturit shtet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke folur në takimin e 39-të të krerëve lokalë i cili është mbajtur në rezidencën presidenciale në Ankara, ka deklaruar se “Në veri të Sirisë nuk lejojmë kurrë formimin e të ashtuquajturit shtet”.

Pasi ka tërhequr vëmendjen mbi ndjeshmërinë e Turqisë në lidhje me pjesën veriore të Sirisë, Erdogan, ka theksuar: “Në veri të Sirisë nuk mund të lejojmë dhe nuk lejojmë kurrë formimin e të ashtuquajturit shtet nga PYD-ja, YPG-ja. Dëshiroj të shpreh diçka se disa flasin ‘shtet kurd’. Por unë këtë e konsideroj një fyerje për vëllezërit e mi kurdë. Unë kam besimin se edhe vëllezërit e mi kurdë nuk do të japin kurrë mundësinë për një formësim të tillë në veri të Sirisë, në jug të Turqisë.”

Ndër të tjera pasi ka vënë në dukje se dëshirojnë të mbërrijnë në Mesdhe duke formuar një korridor terrorist në veri të Sirisë, presidenti Erdogan, ka vazhduar më tej: “Çfarë ishte ajo çfarë dëshironin të bënin?. Të mbërrinin në Mesdhe duke formuar një korridor terrorist në veri të Sirisë. Më vjen keq por ne do të vazhdojmë të bëjmë atë çfarë kemi vepruar në Xhudi, në Tendürek, në Kandil dhe atë çka veprojmë në Gabbar, kudo që do ti vërejmë këto.”

“Ne e dimë shumë mirë se si ato interesat e tyre i mbajnë mbi gjithçka, që flasin për të na dhënë ne një mësim, që na flasin me mendjemadhësi për të drejtat e njeriut, për demokracinë, kur bëhet fjalë për interesat, ndjeshmërinë dhe kërkesat e Turqisë. Ata që digjen me imagjinatën për një Turqi e cila kryen dhe zbaton çdo gjë që ata urdhërojnë, nën urdhërat e tyre, tërbohen dhe do të tërbohen që ne ndjekim axhendën tonë, dhe tregojmë një qëndrim dinjitoz dhe të drejtë”, është shprehur ndër të tjera Erdogan.

Duke u shprehur se veçoria më kryesore e zbatimit të gjendjes së jashtëzakonshme është shporrja e organizatave terroriste, Erdogan, ka deklaruar: “Ne, unë si president i shtetit nuk mund të konsiderohem se kam përmbushur përgjegjësitë tona përsa kohë që populli im në juglindje, në lindje të vendit nuk arrin në qetësi. Unë nuk mund të kem plotësuar përgjegjësinë time përsa kohë që krerët lokalë janë nën kërcënimin se ‘do të vriten nëse nga lagjja, apo fshati ku ato janë përgjegjës dalin vota për ndonjë parti tjetër.”

Ndër të tjera Erdogan, ka rikujtuar se në AK Parti ka nisur një proces ndryshimi dhe ka theksuar: “Ne kemi zemrën dhe krahët e hapur për të gjithë pavarësisht rrënjëve, rrugës dhe mënyrës së jetesës që kanë, përsa kohë që ata nuk veprojnë në bashkëpunim me organizatat terroriste, me organizata tradhtare si FETO, PKK, DEAŞ, DHKP-C, raporton AA.

Nuk duhet të harrohet se këto përpjekje që kryejmë deri në sakrificë të jetës sonë, nuk janë në interes të ndonjë partie apo të ndonjë politikani, por vetëm për mirëqenien e vendit dhe popullit tonë. Askush nuk ka të drejtë të godasë këtë përpjekje për hir të interesave apo fiksimeve personale. Ne me këtë qasje kemi nisur një ndryshim rrënjësor në partinë tonë. Presim gjithashtu edhe nga partitë e tjera që me të njëjtën qasje të rinovojnë veten, dhe të rishikojnë qasjet e tyre”.