Përfundon pengmarrja në Holandë

Përfundon pengmarrja në Holandë

Një burrë ka mbajtur peng një grua në një stacion radioje në Holandë për më shumë se një orë, para se ta lironte atë dhe të arrestohej, njofton policia holandeze.

Një zëdhënëse e policisë holandeze ka thënë për Reuters se gruaja ka pësuar lëndime të lehta dhe se është dërguar në spital për ekzaminim.

Dhënësja ka thënë se nuk ka informacione për motivet e mundshme të pengmarrësit.

ANP Nieuws ka raportuar se pengmarrësi kishte një mosmarrëveshje me gruan, një punëtore në radio, pranë ndërtesës, dhe se e kishte detyruar ta shoqëronte atë brenda nën kërcënimin e thikës./Express/