Zvicra, përkrahëse e rëndësishme e progresit në Kosovë

Zvicra, përkrahëse e rëndësishme e progresit në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish-presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, të arriturat në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit.

Kryeministri Mustafa e falënderoi ish-presidenten Calmy-Rey për mbështetjen e vazhdueshme që ajo dhe Zvicra i kanë dhënë Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Zvicrën.

Ish-presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar proceset zhvillimore në Kosovë dhe shprehur përkrahje të mëtejme.