Dyshimet e dala në publik mbi provimin e jurisprudencës së kryeprokurorit të shtetit, Aleksandar Lumezi, kanë marrë fund, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka gjetur se provimi i Lumezit nuk ka qenë i falsifikuar.
Por cilat ishin faktet që i përdori Prokuroria për të arritur deri në këtë përunndim?
Në komunikatën për media të dërguar nga Prokuroria, janë bashkangjitur edhe vendimet dhe faktet e tjera që kanë quar në vërtetimin e dosjes së kryeprokurorit Lumezi.
Përfundojnë hetimet në rastin Lumezi – provimi i jurisprudencës nuk është falsifikuar
Gjetjet përfundimtare të hetimit zyrtar lidhur me këtë rast janë:
(1) dosja e z. Lumezi për provimin e jurisprudencës është konform dispozitave dhe procedurave të atëhershme për administrimin e këtij provimi;
(2) z. Lumezi në mënyrë të pakontestueshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës;
(3) gabimet administrative-teknike në regjistrat zyrtarë si dhe mënyrat e atëhershme manuale e jo të përsosura për korrigjimin e tyre, siç ishte përdorimi i llakut të bardhë për korrigjimet në tekst, ishin rezultat i menaxhimit të mangët të regjistrave zyrtar nga shërbyesit e atëhershëm civil, që ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e librave të provimit të jurisprudencës, dhe këto gabime nuk mund t’iu atribuohen kandidatëve për provim, siç këtë e kanë bërë z. Hasani dhe disa media që i kanë besuar atij.
Këtu mund ta shkarkoni Aktvendimi ndërsa këto janë faktet e dërguara nga Prokuroria.