17 emigrantë humbin jetën nga zjarri në Moskë

17 emigrantë humbin jetën nga zjarri në Moskë

Së paku 17 emigrantë nga Kirgistani kanë humbur jetën në Moskë pas një zjarri që ra në një shtypshkronjë ku ata punonin.

Flakët përfshinë ndërtesën 4-katëshe që në orët e para të së shtunës. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Aty u mblodhën edhe të afërmit e personave që punonin në shtypshkronjë me shpresën për të dëgjuar diçka mbi fatin e të dashurve.

Komisioni Hetimor i cili i raporton drejtpërdrejt presidentit Vladimir Putin, tha se një hetim ka nisur menjëherë për shkaqet e zjarrit. Rreth 500 000 qytetarë të ish-Republikës së varfër sovjetike të Kirgistanit punojnë në Rusi.