Lirohet për qarkullim rruga afër “Bon Vivantit”

Lirohet për qarkullim rruga afër “Bon Vivantit”

Rruga “Rexhep Luci” në kryeqytet është liruar për qarkullim pas më shumë se katër orësh bllokimi.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës ishin vendosur mëngjesin e sotëm në këtë rrugë, duke mos lejuar lëvizjen e veturave, por as të këmbësorëve.

Sipas policisë së Kosovës ky aksion ëshët bërë me urdhër të prokurorit të rastit për të rinkonstrukturar rastin e vrasjes së një personi tri vite më parë në lokalin “Bon Vivant”.

Me këtë rast janë mbyllur dhe disa nga kafeteritë e këtushme, duke shkaktuar pakënaqësinë e pronarëve. Por, pengesa për qarkullim kanë pasur dhe banorët, sikurse dhe të punësuarit që kanë zyrat në këtë rrugë, raporton EO.

Rrahman Uka, punëtor i sigurimit në kafeterinë “Bon Vivant”, kishte mbetur i vrarë më 13 tetor të vitit 2014, pas një konflikti që kishte ardhur si pasojë e moslejimit të futjes në lokal të një personi.

Për këtë vrasje akuzohen dy persona, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi.