Një gjykatës federal në Brooklyn është mahnitur nga fakti se një i pandehur i quajtur Marin Shkreli u paraqit sot para tij në gjykatë, teksa “njeriu më i urryer në Amerikë”" />

Dy Martin Shkrelat po gjykohen në të njëjtën gjykatë

Një gjykatës federal në Brooklyn është mahnitur nga fakti se një i pandehur i quajtur Marin Shkreli u paraqit sot para tij në gjykatë, teksa “njeriu më i urryer në Amerikë” Martin Shkreli, po përballej me gjykim po në të njëjtën gjykatën për akuzat për mashtrim me letra me vlerë.

“A është edhe emri i tij Marin Shkreli? A është emri i tij i zakonshëm në atë komunitet?” i pyeti gjykatësi Steven Gold sekretarët e gjykatës, transmeton Express.

Shkreli më pak i njohur, 59-vjeçar, u soll në gjykatë për rolin e tij të dyshuar në skemën e spastrimit të parave që trafikuan drogë dhe armë, përfshirë dhe një lëshues raketor anti-tanke “Zolja M80” dhe 15 AK-47-sha nga Kosova.

Shkreli, banor i Bedford, akuzohet për shkrimin e çekeve që ishin përdorur në mashtrimin me spastrimin e parave që i futi në kurth nëntë të tjerë.

Ai është liruar pas pagoi një garanci prej 200.000 dollarëve, pasi që ishte dorëzuar para autoriteteve të enjten.

Ndërkohë, në katin e gjashtë të gjykatës, gjykimi i “Pharma Bro” Martin Shkrelit, kishte nisur.