Lista e 10 telefonave më të shtrenjtë në botë

Lista e 10 telefonave më të shtrenjtë në botë

Njerëzit e pasur nuk kursejnë mjete kur vije puna për tu dalluar nga të tjerët me të mira materiale.

Përveç veturave e shtëpive të shtrenjta, disa prej tyre mund të blejnë edhe telefona që kanë çmim marramendës.

Faqja therichest.com ka bërë një përmbledhje të 10 telefonave më të shtrenjtë në botë:

1).Një nga telefonat më të shtrenjtë është Iphone 4 s gold rose,i cili kushton rreth 8 milion dollar,telefoni është prodhuar me ari dhe ka 53 diamante përreth vetës,kurse ngjyra e pembe e hapur është për dizajnë më të bukur.

2). Supreme Goldstriker 3G-32 GB,ky Iphone kushton 3.2 milion dollarë,telefoni është i mbuluar nga 137 diamant dhe ka 7.1 karatë diamante.

3).Iphone 3G Kings Button,ky telefon hyn në listën e mbretit të Iphonit . Ky telefon peshon 6.6 karatë nga diamantët,ky telefoni është ngjyrë ari dhe kapë vlerën prej 1.5 milionë deri ne 2 milionë.

4).Goldëish Le Millon,ky telefon për herë të parë doli në shitje në Zvicër,është i prodhuar 18 karatë dhe ka ngjyrë bakër.Është i dekoruar me diamante dhe kap vlerën rreth 1 milion dhe sasia është e limituar në treg .

5).Diamond Crypto Smartphone,është i dekoruar nga 25.5 diamante të prera. Ka 18 karatë ari dhe kushton rreth 1.3 milionë dollar .Ky telefon konsiderohet si telefoni më me stil.

6).Gresso Luxor Las Vegas Jackpot, është telefon unik. Ky telefon është dizajnuar nga një grup Amerikanësh dhe konsiderohet të jetë antik pasi që ka një pjesë të një druri të vjetër afrikan.  Telefoni kap vlerën prej 1 milionë dollarëve.

7).Vertu Singature Cobra, hyn në pozitën e 7-të për telefonat më të shtrenjtë. Është telefon rrëshqitës dhe kushton rreth 310.000 dollarë.

8).Black Diamond VIPN Smartphone,ky telefon ka 3 karatë diamante të përizera. Vlera e telefonit është 300.000 dollarë.

9).Iphone Princess Plus,telefoni më i popullarizuar për vajza të vogla .Ngjyra e telefonit është shumë atraktive dhe është i dekoruar nga 318 diamante,ky telefon kap vlerën 176.400 dollarë.

10).Vertu Signature Dimanond,kap vlerën prej 88.300 dollarë .Telefoni ka ngjyrën e diamantit,pra një ngjyrë të rrallë dhe ka një model shumë më stil./Insajderi.com