150 gazetarë në dasmën e Messit

150 gazetarë në dasmën e Messit

Ceremonia e dasmës e Leo Messit dhe Antonela Roccuzzo do të zhvillohet në orën 19:00, të premten.

Kjo gjë u njoftua nga argjentinasi nëpërmjet një deklarate zyrtare. Në të njëjtën rrugë ai shpjegoi se më shumë se 150 profesionistë nga mediat janë akredituar për ngjarjen.

“Lidhja do të zyrtarizohet në orën 19:00 në Argjentinë, më 30 qershor. Çifti i shoqëruar nga mysafirët do të hyjë në një dhomë të madhe në afërsi të vendit ku do të mbahet e gjithë ceremonia, në kompleksin “City Center”, në Rosario.

Dasma, gjithashtu, do të ketë “një shërbim të veçantë të flokëve për mysafirët, me profesionistët, të cilët do t’i ndihmojnë të ftuarit në këtë drejtim, ata që kanë nevojë.” Gazetarët dhe kamerat e mediave, rreth 150 profesionistë të komunikimit, do të akreditohen dhe vendosen në një zonë për shtypin, në një sallë të kompleksit “City Center”.