15-vjeçari i zhdukur brenda gjysmë ore kthehet në Gjakovë – policia jep detaje

15-vjeçari i zhdukur brenda gjysmë ore kthehet në Gjakovë – policia jep detaje

Pal Hiseni, 15-vjeçari i zhdukur për dy ditë me radhë është gjetur nga Policia e Kosovës. Drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Kris Gjokaj ka konfirmuar për Insajderin se policia është duke e kthyer në Gjakovë, ku babai i tij pritët ta shoh përsëri të birin e tij.

Gjokaj ka thënë për Insajderin se brenda gjysmë orë pritët që të mbërrij djali i tij dhe se aktualisht ai është i shoqëruar me policinë në Fushë Kosovë duke shkuar drejt Gjakovës.

“Djali është në duart të policisë  është rrugës duke ardhur nga Fushë Kosova në Gjakovë po besojë që për gjysmë ore mbërrin”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ende nuk dihet arsyeja e zhdukjes së të birit.

“Arsyeja e zhdukjes nuk dihet ende posa ta mbërrijë në Gjakovë do të bëhet intervisitimi i tij nën mbikëqyrjen e punëtorit social [j.v]”, ka thënë Gjokaj./Insajderi.com