148 euro – dallimi i madh mes pagës në sektoret privat dhe publik

148 euro – dallimi i madh mes pagës në sektoret privat dhe publik

Paga mesatare në sektorin publik ka një dallim të madh krahasuar me sektorin privat në Kosovë. Mesatarja e pagës bruto në sektorin publik, në vitin 2016, ka qenë 519 euro.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2016, ka qenë 371 euro, raporton Insajderi. Dallimi mes pagave të sektoreve publik dhe privat, në vitin e kaluar, ka qenë 148 euro.

Por, paga mesatare në të dy sektoret është rritur gradualisht që nga viti 2012. Në vitin 2012, paga mesatare në Kosovë ishte 431 euro. Që nga atëherë, paga mesatare në Kosovë është rritur deri në 519 euro.

Ministria e Financave ka njoftuar gjatë këtij muaji se paga në sektorin publik do të rritet duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm. Në ministri kanë thënë se paga e sektorit publik do të rritet për 5 për qind. /Insajderi.com