14 pyetjet e NISMA-s për Kadri Veselin

27.03.2017 17:17
14 pyetjet e NISMA-s për Kadri Veselin

Nisma për Kosovën i ka drejtuar 14 pyetje kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kjo parti opozitare ka kërkuar përgjigje nga kreu i PDK-së që para “një fillim të ri” t’ju tregoj premtimet e “Misionit të ri”.

Sipas NISMA-s, slogani i Partisë Demokratike të Kosovës me frazën “Fillimi i ri” ka shpallur dështimin e një misioni të ri.

“Kryetari PDK-së më sloganin ‘Fillimi i ri’ shpalli dështimin e “misionit te ri”. ‘Fillimin i ri’ është përgatitje një mashtrimi te ri”, thuhet në reagimin e NISMA-s.

Më poshtë janë 14 pyetjet e NISMA-s për Kadri Veselin:

  1. Ku mbetën 200 mijë vende të punës? Apo ato kanë qenë vetëm një fryrje e numrit gjatë  fushatës dhe premtim për militantët e PDK-së, të cilët çdo ditë po i shohim në institucionet shtetërore dhe publike.
  2. Ku mbet liberalizimi i vizave të cilin e keni premtuar?
  3. Pse nuk kemi zhvillim ekonomik, dhe investime te huaja?
  4. A po ikin investitorë nga krimi dhe korrupsioni që e ka kapluar Kosovën nga qeverisja e juaj?
  5. Ku mbet fondi i investimeve prej 2 miliard Euro?
  6. Gjendja në shëndetësi është kaos, mungojnë gjerat elementare, ju keni premtuar një shëndetësi me standarde evropiane pse nuk po e bëni? Kosovarët kërkojnë shërim me vendet e rajonit dhe të Evropës.
  7. Pse jemi radhit të fundit në listën e Pisa-s? Ju keni premtuar arsim cilësor ?
  8. Pse nuk e zhvilluat bujqësinë? Kosova produktet bujqësore i importon nga Serbia dhe Maqedonia.
  9. Keni premtuar rrymë 24 orë? Në shekullin 21 Kosova vazhdon të ketë probleme me rrymë.
  10. Çka u bë me “Kosovën e re”?
  11. Keni thënë se do ta luftoni krimin korrupsionin pse nuk e bëtë?  Në shumë raporte ndërkombëtare ne radhitemi në krye të listës si vendi me i korruptuar.
  12. Çka u bë me Brezovicen?
  13. Çka u bë me Trepçën?
  14. Sa është numri i të rinjve që kanë ikur nga Kosova gjate këtij mandati tuaj?