1300 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë e tyre në AKK

1300 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë e tyre në AKK

Muaji mars është muaji ku personat zyrtar bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Nga data 1 mars deri në këtë ditë, këtë obligim e kanë kryer rreth 1300 zyrtarë të lartë zyrtarë publik.

“Deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars. Kjo i bie që, deklarimi i pasurisë për këtë vit është ende në rrjedhë e sipër dhe deri në këtë ditë obligimin e kanë kryer rreth 1300”, ka treguar për Insajderin, Sali Salihu zyrtarë për media në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ndërsa deklarimit të pasurisë i nënshtrohen gjithsej 4488 zyrtarë të lartë publikë, ka treguar Salihu për Insajderin.

Personat të cilët janë të liruar nga deklarimi i pasurisë janë ata zyrtarë të cilët kanë marrë detyrën pas datës 1 janar të këtij viti.

“Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti”, ka shpjeguar Salihu.

Salihu ka thënë se” të gjithë ata persona të cilët nuk e bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre përbëjnë vepër penale dhe mund të rezultojë me gjobë, burgim nga gjashtë muaj deri në 5 vjet”.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli ka thënë se në dy vjetët e fundit ka pasur zhvillim pozitiv sa i përket trajtimit të rasteve të korrupsionit.

Sipas Havollit, gjatë kësaj periudhe janë ngritur mbi 25 aktakuza dhe shumica prej tyre i takojnë profilit të lartë. /Insjaderi.com