“13 Reasons Why” nxiti njerëzit të kërkojnë për vetëvrasjen

“13 Reasons Why” nxiti njerëzit të kërkojnë për vetëvrasjen

Seriali i shumë shikuar i Netflix “13 reasons why”, është duke u debatuar shumë për tematikën e tij.

Në njërën anë shumë fansa e përgëzojnë këtë serial për rritjen e vetëdijes së njerëzve për dukurinë e vetëvrasjeve tek adoleshentët dhe si të lexohen shenja depresive tek një person me mendime vetëvrasëse.

Në anën tjetër disa ekspertë të shëndetit mental e përshkruajnë këtë seri si brengosëse, për faktin se mund të ju jap ide njerëzve të cilët po e luftojnë  depresionin.

Tani, një studim i ri synon të zbulojë më shumë për influencën e kësaj serie, duke përdorur të dhënat e kërkimit në Google.

Rezulton se pas shfaqjes së emisionit në muajin mars, kërkimet në internet lidhur me ndërgjegjësimin dhe parandalimin e vetëvrasjeve u rritën, shkruan CNN.

Pas premierës së “13 reasons why “, fjalia më e kërkuar në Google “si të bëhet vetëvrasje” u rrit 26% më shumë se ajo që normalisht do të pritej për atë kohë. Fjalia “Parandalimi i vetëvrasjes” u rrit 23%, dhe  thirrjet për “numri i telefonit të drejtpërdrejtë për vetëvrasje” u rrit 21%, bazuar nga në të dhënat.

Globalisht, vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes mes moshës 15 dhe 29-vjeçare, sipas WHO./Insajderi.com