“13 Reasons Why”: çfarë përmban sezoni i dytë?

“13 Reasons Why”: çfarë përmban sezoni i dytë?

Kur sezona e parë e serialit “13 Reasons why” përfundoi, fundi ngjalli fuqishëm pyetjen se si do të jetë e mundur të krijohet sezona e dytë.

Seriali përfundoi me vdekjen e personazhit kryesor dhe gjithë arsyen pse ky emision është krijuar – shkakun pse Hannah vetëvritet.

Por pavarësisht kësaj, suksesi madhështor i shfaqjes çoi në rinovimin e tij për një sezon të dytë, i cili do të realizohet përsëri nga regjisori Brian Yorkey, shkruan News.

Sipas Variety, duket sikur Yorkey nuk po planifikon të avancojë shfaqjen shumë më tepër sesa në sezonin e parë. Ai në sezonin e dytë planifikon të tregojë versionin e ngjarjeve të fëmijëve të tjerë të shkollave të mesme, të cilëve iu ka ndikuar kaseta e Hannah-s në mënyrën se si ata jetojnë.

Sezoni i parë i ka lënë fansat me përfundime të shumta të mundshme, përfshirë edhe rastin e padisë së prindërve të Hannah-s kundër shkollës, çështjes jetë a vdekje të Aleksit dhe sulmit të mundshëm në shkollë nga Tyler.

Ky emision u realizua nga romani i Jay Asher “Thirteen Reasons Why”, dhe pas debutimit të tij në Netflix më 31 mars të këtij viti u bë me shpejtësi emisioni më i përmendur në Twitter. /Insajderi.com