12 vjet burg për kërcënim të rremë me bombë

12 vjet burg për kërcënim të rremë me bombë

Një gjykatë në Australi ka dënuar me 12 vjet burgim pasagjerin nga Sri Lanka i cili me kërcënim të rremë me bombë ka shkaktuar kthimin e avionit të Malaysia Airlines.

Pasagjeri nga Sri Lanka, Manodh Mark, i cili vitin e kaluar shkaktoi kthimin e avionit në linjën nga Melbourne i Australisë për në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur me pretendimin se ka bombë me vete, u shpall fajtor për tentim të marrjes së avionit nën kontroll.