12 vjeçarja që ra nga ndërtesa në Dardani ka lënduar njërën kofshë

12 vjeçarja që ra nga ndërtesa në Dardani ka lënduar njërën kofshë

 

Gjendja e vajzës 12 vjeçare e cila ka rënë dje nga kati i dyti i banesës në lagjen Dardania, është jashtë rrezikut për jetë ka thënë drejtori i klinikës emergjente Basri Lenjani.

Lenjani thotë se ajo ka lëndime vetëm në njërën kofshë.

“Është dërguar në Klinikën e Ortopedisë, pas trajtimit emergjent që i është bërë në repartin tonë, i është bërë kujdesi mjekësor dhe ka lëndime vetëm kofshës”, ka thënë Lenjani për Insajderin.

Vajza që ra nga kati i dytë gjatë mbrëmjes të së hënës është e një nga 130 familjet që gjatë ditës janë përballur me largim nga banesat e uzurpuara në objektin e ndërmarrjes banesore. /Insajderi.com