Atletikos nuk i realizohen lutjet, do të përballet me Barcelonën

Atletikos nuk i realizohen lutjet, do të përballet me Barcelonën

Kampioni aktual i Evropës, Barcelona, do të përballet me Atletiko Madrid në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i Atletikos, Juan Fran, ishte lutur që shorti mos ta nxjerr ekipin e tij përballë Barcelonës, por dëshira e tij nuk u plotësua.

Ndërkaq Real Madrid do të ketë përballë ekipin gjerman të Wolfsburgut.

Hedhja e shorteve ka vënë përballë edhe Bayern Munich me klubin portugez Benfika si dhe kampionin francezë PSG përballë Manchester City.