Serbia fitoi ndaj Gjeorgjisë

Serbia fitoi ndaj Gjeorgjisë

Serbia ka mposhtur me rezultat 3 me 1 skuadrën e Gjeorgjisë në kuadër të Grupit D kualifikues për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Golat për përfaqësuesen e Serbisë u shënuan nga Tadiq, Mitroviq dhe Gaqinoviq, ndërsa për Gjeorgjinë shënoi Katcharava.

Me këtë fitore Serbia u ngjitë në vendin e parë në grup me 11 pikë, ndërsa Gjeorgjia mbetet e pesta me vetëm 2 pikë.