110 persona vdesin nga uria për dy ditë në Somali

110 persona vdesin nga uria për dy ditë në Somali

Kryeministri i Somalisë thotë që 110 persona kanë vdekur nga uria në 48 orët e fundit në një regjion të vetëm, kur një thatësirë e ashpër kërcënon miliona njerëz në vend.

Ky është deklarimi i parë i vdekjeve nga qeveria e Somalisë lidhur me thatësirën që nga koha kur deklaruan katastrofë nacionale të martën, shkruan FoxNews.

Kombet e Bashkuara llogarisin që rreth 5 milionë njerëz në këtë pjesë kanë nevojë për ndihmë.

Kryeministri Hassan Ali Khaire tha gjatë një takimi me Komitetin Kombëtar të Thatësirës në Somali që vdekjet kanë ndodhur në regjionin e gjirit në pjesën jugperëndimore.

Somalia ishte njëra nga katër regjionet e veçuara nga OKB në muajin e kaluar për tu ndihmuar nga 4.4 miliardë dollarë, në mënyrë që të evitohen katastrofat dhe krizat nga uria. Këtu bënin pjesë edhe Nigeria, Sudani jugor, dhe Jemeni.

Mijëra njerëz janë nisur drejt kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, këto ditët e fundit në kërkim të ushqimit, dhe kështu duke mbingarkuar agjencitë lokale dhe internacionale të ndihmës.

Mbi 7,000 njerëz janë vendosur së fundi në një qendër ushqyese.

Ndërsa nga mungesa e ujit të pastër në shumë zona, njerëzit kërcënohen nga kolera dhe sëmundje të tjera.