110 oferta me 3.9 milion euro – hapja e ofertave nga AKP

110 oferta me 3.9 milion euro – hapja e ofertave nga AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të hënën ka mbajtur ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve, nr 34,  përmes metodës së likuidimit.

Si rezultat, AKP shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Gjithsej u pranuan 110 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3,919,412 €uro.

“Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të medieve, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org si dhe është transmetuar drejtpërdrejt edhe përmes Agjencisë së Lajmeve www.kosovapress.com, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë”, shkruan AKP në një komunikatë për media.

Ceremonia e hapjes së ofertave u mbajt në Sallën e Kuqe të Rinisë dhe Sportit dhe filloi nga ora 10 deri në orën 12.

Gjatë kësaj kohe është bërë edhe dorëzimi i ofertave nga ofruesit.

Më poshtë mund të klikoni në tabelën me ofertat e pranuara dhe çmimet e ofruara për secilin aset të tenderuar në Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit nr 34./Insajderi.com