Paralajmërimi i shefit të OSBE-së për Qeverinë dhe opozitën

Paralajmërimi i shefit të OSBE-së për Qeverinë dhe opozitën

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi duhet të vazhdojë”, ka porositur sot Lamberto Zannier, shef i OSBE-së.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, ambasadori Lamberto Zannier ka zhvilluar takime gjatë ditës me zyrtarë qeveritarë dhe liderë opozitarë në vend.

Ai ka paralajmëruar ata për qasje konstruktive pas ngritjes së tensioneve  në mes të dy vendeve, pas nismës së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për themelimin e ushtrisë dhe thirrjeve në Parlament për ndërprerjen e dialogut me Beogradin deri në lirimin e të parit të AAK’së Ramush Haradinaj.

“U takova me liderët qeveritarë dhe opozitarë dhe i inkurajova që të mbajnë një qasje konstruktive për të shmangur përhapjen e tensioneve”, tha Zannier. /Insajderi.com