Prishtina bëhet me “lum”

Prishtina bëhet me “lum”

Njihet si “qyteti pa lum” por sa herë që ka reshje shiu, një i tillë vërshon nëpër secilën rrugë të kryeqytetit.

Por kur nuk ka shi, e shpërthen ndonjë gyp i kanalizimit është e njëjta histori: vërshime.

Sot ka ndodhur e njëjta ngjarje, kur në rrugën “Luan Haradinaj” afër Gjykatës Supreme, ka shpërthyer një gyp që ka shkaktuar vërshime.

Nuk shihet nëse aty kanë dalë ekipe në vendin e ngjarjes.