Kryeministri injoron kundërshtimin e NATO-s për ushtrinë, uron për së dyti 8 marsin

Kryeministri injoron kundërshtimin e NATO-s për ushtrinë, uron për së dyti 8 marsin

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ishte në konferencë për media duke folur rreth kundërshtimit të NATO-s dhe Ambasadës Amerikane për transformimin e FSK-së në ushtri, kur kryeministri Isa Mustafa, publikoi urimin e tij të dytë brenda ditës për 8 Mars, Ditën e Gruas.

Ai tregoi sesi me rastin e 8 marsit, i ka mbledhur në zyrën e tij disa prej “pjesëtareve të kabinetit qeveritar”, për tua uruar Ditën e Grave.

“Pos urimeve të përzemërta që iu përcolla, biseduam gjatë e gjerë për plotë zhvillime, shumica prej të cilave lidhen me nevojën që gruaja kosovare të ketë rol shumë më determinues në çdo pore të jetës, si garantuese e pazëvendësueshme e progresit të qëndrueshëm në Kosovë. Në fund iu dhurova nga një buqetë lulesh në shenjë respekti duke u uruar 8 Marsin. Urime edhe njëherë të gjitha grave të Kosovës!”, ka shkruar kryeministri.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIsaMustafaKS%2Fposts%2F1268547523211482&width=500″/]

Një urim të tillë kryeministri e ka bërë edhe para 8 ore./Insajderi.com

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIsaMustafaKS%2Fposts%2F1268083486591219&width=500″/]