Petr Cech me doreza “high tech” kundër Bayern

Petr Cech me doreza “high tech” kundër Bayern

Më përpara kanë qenë prej pambuku. Në mënyrë që të ngrohnin duart dhe për të parandaluar topin të rrëshkiste.

Sot, dorezat e portierit janë artikuj sportivë “high tech” (të teknologjisë së lartë). Ato përbëhen nga plastika, shkumë – dhe së fundmi, siç i ka edhe portieri i Arsenal Petr Cech, “latex” (një dokument i sistemit përgatitës) dhe disketa të vogla.

Me këto doreza ylli i Topçinjve kërkon të përmbysë rezultatin 5:1 të ndeshjes së parë kundër Bayern Munich në Champions League, shkruan Telesport.

Por për ta bërë këtë do t’i duhen doreza magjike.Gjëja e veçantë e dorezave “Puma evoDISC” është se ato shtrihen deri në parakrahë. Atë nuk kanë lidhëse që ngjiten në kyç por një lloj lidhëse që përdoret te këpucët ose në korse.

Këto lidhëse funksionojnë me disketa që rrotullohen. është i njëjti princip si te atletet Adidas “Torsion”. Përveç kësaj, Puma ka përfshirë edhe “Ultimate Grip Latex” që është për të përforcuar mbajtjen e topit. Vrima në pjesën e sipërme shërbejnë për të mos djersitur dora ato vlejnë 140 euro. /Insajderi.com