“Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare” - hapet në Holandë

100 vitet e fotografisë shqiptare dhe “artisti kontrovers” takohen në Amsterdam

Ekspozita e fotografisë “Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare” është hapur në kryeqytetin holandez duke ngjallur një interesim të madh tek audienca. Kjo ekspozitë kishte edhe një mysafir special.

100 vitet e fotografisë shqiptare dhe “artisti kontrovers” takohen në Amsterdam

Kolonë e gjatë e qytetarëve është krijuar në Holandë për të parë historiografinë e fotografisë shqiptare që nga viti 1856 deri 1959.

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa fotografi nga kryeqyteti holandez ku shihen radhët e njerëzve duke pritur për tu pajisur me biletë.

amsterdam1

Por përtej qindra personave si audiencë e kësaj ekspozite, aty ishte edhe një artist i njohur kinez.

Ai Weiwei, një prej artistëve më të komentuar në botë, ka qenë pjesë e ekspozitës “Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare”.

I njohur si disident në Kinë, Weiwei ka marrë një pjesë të hapësirës së FOAM Fotografiemuseum në Amsterdam, dhe ka qenë i ftuari special i natës, krahas Luçjan Bedenit, drejtori i Muzeut Kombëtar Marubi në Tiranë.

aiweiwei

Në Amsterdam po qëndrojnë në këtë Muze paralelisht të hapura katër ekspozita: ajo e Marubit, ekspozita “Safe Passage” e artistit Weiwei, “Night Soil” nga Melanie Bonajo dhe “Made of China” nga Olya Oleinic.

E kjo ka kapur edhe vëmendjen e medieve botërore.

Për ekspozitën ‘Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare’, kanë shkruar edhe mediet prestigjioze ndërkombëtare të cilat e kanë vlerësuar si një ngjarje të rëndësishme të fotografisë.

Në hapje të saj kanë marrë pjesë edhe ministra e Kulturës, Mirela Kumbaro.

“Niseshin nga gjithë Shqipëria në Shkodër, në skajin verior të vendit, veç për atë fotografi, mbi kolltukun e pashmangshëm ku uleshin pa fund, personazhet e fillim-shekullit XX, gjithë shoqëria shqiptare kalonte në atë sfilatë, me po atë sfond floreal që imitonte kopshtin, dhe krahun e zonjave mbështetur.

ekspo

Një ritual elegant oksidental të kuruar deri në detaje, që alternonte portretet me veshje tradicionale, me vështrime befasuese, sidomos femërore që nga ezmerja deri te turçelesha, nga lypsarja deri te madama, duke e kthyer çdo portret në një arketip”, tha Kumbaro.

Ministrja e cilësoi këtë ekspozitë jo vetëm një faqe e pasaportës sonë kulturore por mbi të gjitha si një ftesë për të vizituar Shqipërinë, sepse siç theksoi ajo “pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur. Kemi sjellë këtu në zemër të Evropës një copëz të Historisë së Fotografisë Shqiptare si një faqe të pasaportës sonë kulturore, por edhe si një ftesë për të ardhur në Shqipëri, sepse pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur në vend”./Insajderi.com