100 ditët e para të Neymarit në PSG – 11 gola, një karton i kuq dhe një përleshje

100 ditët e para të Neymarit në PSG – 11 gola, një karton i kuq dhe një përleshje

Neymar ka kompletuar 100-ditëshin e tij të parë te skuadra e re, Paris Saint-Germain.

Më 3 gusht të 2017-tës, Neymar kaloi nga Barcelona te Paris Saint-Germain, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, shkruan Insajderi.

Neymar, duke u transferuar për shumën marramendëse 222 milionë euro, arriti me premtimin se do të shkruante një kapitull të ri në historinë e klubit nga Ligue 1.

Si arsye kryesore e largimit të brazilianit, shihej synimi i tij për t’u larguar nga hija yllit të madh i katalansve, Leo Messi – duke tentuar t’i rris kështu gjasat për fitimin e “Topit të Artë”.

Dhe, 100 ditë më pas, braziliani ka arritur të marrë vëmendje të shumtë, disa prej tyre pozitive, e disa jo.

Aventura e deritanishme në PSG ka qenë plotë ulje dhe ngritje për brazilianin, i cili në arritjen e tij te kryeqyteti francez u prit si një hero i vërtetë, nga tifozë të shumtë të cilit kishin dalur për ta pritur.

25-vjeçari arriti të debutojë me gol dhe asist, në ndeshjen e tij të parë me klubin, të zhvilluar në udhëtim në kuadër të Ligue 1, ndaj skuadrës së Guingamp.

Gjithçka po shkonte shumë mirë, deri në momentin kur ndodhi përplasja tani famëkeqe në mes tij dhe Edinson Cavanit.

Në ndeshjen ndaj Lyonit, braziliani dhe sulmuesi i Uruguajit, patën një mosmarrëveshje gjatë ekzekutimit të penalltisë, e cila shkaktoi përçarje mes dy futbollistëve.

Më pas, Neymar u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen në udhëtim ndaj Marseille, derisa u raportua edhe për një refuzim që ai i bëri trajnerit Unai Emery, për të shikuar seancën e videove.

Por, Neymar foli para mediave pas miqësores së Brazilit ndaj Japonisë, duke deklaruar se shumë nga ajo çfarë është shkruar është e pavërtetë.

Ajo çfarë është e pamohueshme – është se ka qenë një 100-ditësh i tensionuar dhe kryesisht is suksesshëm për yllin brazilian, me PSG-në e cila kryeson në renditjen tablera në kampionatin francez.

PSG dhe Neymar, po ashtu po marshojnë suksesshëm në Ligën e Kampionëve, duke kryesuar në grup – derisa Neymar deri tani ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar nëntë asiste. /Insajderi