10 vjet pasi e vranë 22-vjeçarin nga Kosova, Policia gjermane arreston dy të dyshuar

18.08.2017 16:21
10 vjet pasi e vranë 22-vjeçarin nga Kosova, Policia gjermane arreston dy të dyshuar

Dhjetë vjet kanë kaluar që prej se e qëlluan në kokë dhe e vranë 22-vjeçarin nga Kosova, Tahir A., në rajonin e Rodelheimit të Gjermanisë.

22-vjeçari, i cili ishte një shpërndarës droge, ishte gjetur i vrarë pranë bicikletës së tij në qytezën Nidda, raporton Insajderi.

E dhjetë vjet pas kësaj ngjarje tragjike, Policia e Gjermanisë ka arrestuar dy të dyshuar për këtë vrasje, raportoi sot gazeta gjermane Bild. Bild, përmes një raporti të siguruar nga Policia e Gjermanisë, bën të ditur se policia ka kapur dy personat e dyshuar në muajin janar të këtij viti.

Sië shkruan Bild, Policia dhe Prokuroria gjermane i cilësojnë këta dy persona, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Tahir A. /Insajderi.com